Sancho më në fund është i Man Unitedit

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Tashmë edhe zyrtarisht, Jadon Sancho është futbollist i Manchester United.

Ka përfunduar cdo gjë. Edhe zyrtarisht Sancho e ka veshur fanellën e Manchester United.

Manchester United, përmes faqes zyrtare ka prezantuar blerjen e re, blerjen nga i cili presin shumë në “Old Trafford”.

Jadon Sancho ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Djajtë e Kuq”, deri më 2026, me opsionin për të vazhduar edhe disa vite tjera.

21-vjeçari ka shënuar 50 gola dhe ka dhuruar 64 asiste për katër sezone te Borussia Dortmund dhe pritet të jetë shumë i rëndësishëm në ekipin e Ole Gunar Solskjaer. 

Të ngjashme