Sarri: Tani koha të flas me Chelsean

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Trajneri italian, Maurizio Sarri ka konfirmuar se këto ditë do të diskutojë me klubin e Chelseat rreth të ardhmes së tij.

Në sezonin e tij të parë me klubin anglez, Sarri arriti ta fitojë Ligën e Evropës dhe gjithashtu të kualifikohej në finale të League Cup, megjithatë e ardhmja e tij nuk është e sigurt, transmeton Koha.net.

“Pas çdo sezoni flas me pronarin dhe drejtorin, kjo është normale. E dini shumë mirë që e dua Premier Ligën, jam me fat që jam te Chelsea. Tani duhet të flas me klubin, duhet ta dimë se çfarë mund të bëjë klubi për mua, dhe çfarë unë për klubin”, ka thënë Sarri.

Sarri është lidhur me një kalim te Juventusi në këtë afat kalimtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme