Serbët vazhdojnë me “e ashtuquajtura Kosovë e fiton edhe një medalje”

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Mediat serbe nuk po arrijnë t’i kapërdijnë assesi arritjet e Kosovës në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi Nora Gjakova ia fitoi shtetit më të ri evropian medaljen e dytë të artë në ditën e tretë të lojërave në Japoni.

Inatin e ngjashëm si për medaljen e parë të artë të Distria Krasniqit në kategorinë 48 kilogramë të shtunën, serbët e shfryen edhe të hënën për Gjakovën, raporton Gazeta Express.

Gjakova e fitoi medaljen e artë olimpike, pas e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finalen e së hënës, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Kosova tani ka aq medalje të arta në vetëm dy pjesëmarrje olimpike sa Serbia që ka marrë pjesë me dhjetëra herë.

Televizioni shtetëror serb B92 raportoi për medaljen e Norës vetëm me një titull: “e ashtuquajtura Kosovë e fitoi edhe një medalje të artë”.

Të ngjashme