Shaqiri e uron Distria Krasniqin për medaljen e artë në Olimpiadë

Prishtinë | 24 Kor 2021 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti Xherdan Shaqiri e ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike Tokio 2021.

Xhudistja Krasniqi garoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe u tregua më e mira duke e rrëmbyer medaljen e artë, shkruan Gazeta Express.

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri nëpërmjet një Insta Story e ka uruar për këtë sukses të madh Distrian.

“Urime Distria Krasniqi” – shkroi ai.

Kjo ishte medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën, pas asaj të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike të vitit 2016. 

Të ngjashme