Shkëputja e lehtë e skuadrave pretendente

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Nga tri pikë fituan të shtunën tri skuadrat pretendente për titull të kampionit, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi. Fitoret në udhëtim në hapje të fazës së dytë të edicionit 2018\2019, ua kanë mundësuar të tri skuadrave të bëjnë një shkëputje të lehtë në tabelë.

Dhe këto tri skuadra ,bashkë me kampionen në fuqi, Dritën, është në një seri të mirë, pritet të zhvillojnë deri në fund garën për titull të kampionit të Kosovës në futboll, shkruan sot “Koha Ditore”. Kështu kanë vlerësuar të dielën futbollistë dhe trajnerë të skuadrave.

Ndonëse kanë nga një ndeshje më pak të luajtur, Feronikeli e Prishtina janë të parat në tabelë. Pra, kanë mundësi që të shkëputen edhe më shumë pasi të luajnë ndeshjet e mbetura.

Feronikeli i ka 26 pikë nga 11 ndeshje, ndërsa Prishtina 24. Llapi i ka 12 ndeshje të luajtura dhe 23 pikë të mbledhura. Drita pas serisë së mirë është në vend të katërt me 19 pikë, sa i ka edhe Flamurtari.

Futbollisti i Feronikelit, Astrit Fazliu, vlerëson se është ende herët të nxirren pretendentët. Por ai thotë se shkëputja e lehtë është sinjal se gara për titull do të zhvillohet në mes të Feronikelit, Prishtinës e Llapit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme