Shpërthen Klopp, i quan idiotë antarët e Cityt

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 19:59 | Nga

Jurgen Klopp i ka quajtur idiotë disa antarë të Manchester Cityt. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se ndihet tejet i mllefosur që City u ankua në UEFA për kinse sulmin e bërë ndaj autobusit të skuadrës para ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

“Më është dashur të kthehem në stadium pasi në media u shkrua se është sulmuar autobusi i Manchester Cityt. Kjo u trillua nga një grup idiotësh të kësaj skuadre të cilët kishin lajmëruar rastin edhe në UEFA. Kjo është kur u jepni njerëzve një shans për të parë një atmosferë përrallore dhe ata e shfrytëzojnë për të trilluar. Askush nga zyrtarët nuk është lënduar, atmosfera ishte nga më të bukurat ndonjëherë” ka thënë Klopp.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme