Silva e zgjat kontratën me Manchester Cityn

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:37 | Nga

David Silva e ka zgjatur kontratën me Manchester Ctiyn të enjten pasdite, ka njoftuar vetë klubi në faqen e tij zyrtare.

Marrëveshja e deritanishme e Silvës do të skadonte në vitin 2019, por tani spanjolli e ka zgjatur atë për edhe një vit tjetër, pra deri në vitin 2020, kur edhe do ta shënojë dhjetë vjetorin e tij në “Etihad Stadium”.

Mesfushori magjik iu bashkua Cityt nga Valencia në vitin 2010. Muaji e kaluar, ai tha se ambicia e tij është ta fitojë Ligën e Kampionëve me Manchester Cityn.

Ndërsa, pas zgjatjes së kontratës, ai ka thënë: “Jam shumë i lumtur që të ardhmen po ia përkushtoj Cityt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme