Simeone e pranon se Saul mund të largohet nga Atletico

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, ia ka hapur dyert Saul Niguezit.

Është raportuar se mesfushori spanjoll mund të përfundojë në Barcelona dhe këto spekulime, i ka rritur edhe më shumë trajneri i Atleticos.

Simeone tha se “Saul është shumë i rëndësishëm për klubin, sepse mund të luajë në shumë pozicione”.

Por, ai e pranoi se lojtari nuk është shumë i lumtur dhe se ka kërkuar gjithmonë nga klubi të luajë më shumë në pozicionin që ai ndihet më komod.

Sido që të jetë, Simeone i dëshiron fat nëse shkon në Barcelonë ose kudo qoftë, nëse veç vendos që të mos qëndrojë më në Atletico.

“Nuk mund t’i lëmë me një anën thashethemet. Nëse ai duhet të largohet, i dëshiroj më të mirat, kudo qoftë, në Barcelonë ose kudo”, u shpreh ai.

Saul debutoi me Atleticon më 2012, dhe që nga atëherë ai ka bërë 337 paraqitje për ekipin e Simeones, ka shënuar 43 gola dhe ka kontribuar me 19 asiste.

Raportohet se Saulin e do edhe Manchester United.

Të ngjashme