Sprinti i jashtëzakonshëm i Mbappes, ja sa kilometra në orë vrapoi kur fitoi penalltinë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 12:37 | Nga

Kylian Mbappe është në qendër të vëmendjes, pas dy golëshit të shënuar ndaj Argjentinës, por edhe për performancën e shkëlqyer në fushë.

Përveç golave, ai vrapoi edhe si i “çmendur” tek goli i parë që u shënua me penallti, të cilën e fitoi ai.

Sipas përllogaritjeve, shpejtësia e tij shënoi plot 39 km/h në sprintin që bëri nga gjysmëfusha e tij, për tek zona e Argjentinës, ku edhe më pas u pengua nga Markos Roho.

Një kohë rekord kjo për një adoleshent si Mbappe, ndërsa kujtojnë se njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, ka arritur në 44.72 km/h.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme