Tërhiqet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 16:20 | Nga

U bë sot tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në futboll.

Fillimisht nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, duke i përshëndetur pjesëmarrësit, tha se FFK-ja i jep shumë rëndësi edhe skuadrave të Ligës së dytë si një bazë e fortë e ekipeve të ligës së parë dhe skuadrave elite.

Gara e kupës po bëhet edhe më e rëndësishme pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe do të shtohet kujdesi ndaj të gjitha rangjeve të garave.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Komisionit të Ligës së dytë Ismajl Ajeti, si dhe kryetari i Komisionit të Vala Superligës dhe Ligës së parë Ismet Ahmeti.

Çiftet e rrethit të parë:

Opoja –Përparimi,
Behari – Kaolini,
Australia – Kastrioti,
Ratkoci – Dardana,
Bashkimi(K) – Rilindja e Kosovës,
Besa – Bashkimi (Gj),
Malisheva – Vjosa,
Galaksia – Minatori,
18 Korriku – Kika,
Lepenci – Gryka,
Luftëtari – Tefik Çanga,
Xërxa – Dukagjini,
Iliria – Besëlidhja,
Leshani – Dushkaja dhe
Lugu i Baranit – Onix Banja.
Arbëria, e lirë.

Të ngjashme