Thaçi publikon videon promovuese për olimpistët e Kosovës

Prishtinë | 29 Kor 2016 | 18:50 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në faqen e tij në Facebook, videon promovuese për pjesëmarrjen e atletëve kosovarë në “Rio 2016”.

Thaçi ka thënë se vetë debutimi është fitorja e parë e Kosovës në Lojëra Olimpike .

“Debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur. Sot kemi Majlindën tonë, dy herë kampione e botës dhe tri herë kampione e Evropës. Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore ‘Baku 2015’”.

“Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm”.

“Vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1124156107654747/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme