Theo Hernandez në plane të Juventusit

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është duke insistuar për transferimin e mbrojtësit anësor të Milanit, Theo Hernandez dhe është i gatshëm të ofrojë 45 milionë euro, njofton “La Gazzetta dello Sport”.

Hernandez 22-vjeçar i është bashkuar Milanit nga Real Madridi në korrik të vitit të kaluar për 20 milionë euro. Ai ka shkëlqyer këtë stinor duke realizuar gjashtë gola dhe asistuar dy të tjerë në 25 ndeshje zyrtare.

Sipas gazetës italiane, vlera e mbrojtësit të majtë është dyfishuar.

Për Hernandezin po interesohen edhe klube të Premier Leagues. Theo Hernandez ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme