Thorgen Hazard po del nga hija e vëllait Eden

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Shumë kohë pasi që Thorgan Hazard kaloi në formë huazimi te Borussia Moenchengladbachu, trajneri i skuadrës gjermane në atë kohë Lucien Favre shpjegoi se si klubi ka vendosur të shfrytëzojë opsionin për të blerë futbollistin në verën e vitit 2014.

“Ai më është propozuar mua derisa isha në pushime”, ka treguar Favre për transmetuesin belg “RTBF”. “Unë e shikova nëpërmjet “YouTubet” pasi nuk kisha mundësi tjetër dhe nuk doja të shikoja shumë DVD të skuadrës Zulte Waregem. Në bazë të asaj që pashë në internet, thashë menjëherë ‘duhet të marrim atë pasi nuk ka një rrezik financiar – është marrëveshje huazimi’. Më është dukur shumë i mirë në atë që pashë. Kjo ishte mjaftueshëm për mua për të kuptuar se ka talent të madh”.

U duk një vlerësim shumë i mirë. Me prind ish-futbollist dhe me vëllanë e vjetër, Edenin duke lënë gjurmë te Chelsea, Thorgan demonstroi se do të shtojë më tepër në dinastinë e futbollit të Hazardëve.

Ai ishte 21-vjeçar kur u transferua te Gladbachu dhe në atë kohë mesfushori ofensiv po impresiononte në Pro Leaguen e Belgjikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme