Thuchel: Neymar është i lumtur te PSG

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Neymar ishte në qendër të vëmendjes në këtë verë, pasi e kërkonte largimin nga Paris Saint-Germian dhe rikthimin në Spanjë.

Sulmuesi brazilian nuk dëshironte të qëndronte më në Parkun e Princave, derisa Barcelona dhe Real Madridi e dëshironin transferimin e tij.

Por, trajneri i parisienëve, Thomas Tuchel ka thënë se 27-vjeçari është i përkushtuar ndaj klubit dhe në fushë të jap më të mirën.

“Ai ka kontratë me klubin dhe është 100 për qind me ne. Unë mund të konfirmojë se ai është i përfshirë plotësisht në skuadër dhe me grupin e lojtarëve”, ka thënë strategu i kampionëve të Ligue 1.

“Neymar po kalon mirë me bashkëlojtarët dhe është normale për të dhe është gjë e mirë për skuadrën”, ka shtuar më tej Tuchel.

PSG-ja ishte e gatshme që ta shiste brazilianin në këtë afat kalimtar veror, por që kërkonte shuma të larta parash që Los Blancos dhe Blaugranasit refuzonin t’i ofronin. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme