Rodriguez i jashtëzakonshëm, ja ç’bëri për tifozin që qante

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 10:45 | Nga

Futbollistët janë me të vërtetë të dashur dhe kanë qindra mijëra tifozë anë e mbanë botës.

Të tillë ka edhe mesfushori kolumbian, James Rodriguez i cili aktualisht është kolumbiani më i famshëm.

Mesfushori i Real Madrid ka përjetuar një ngjarje vërtetë të këndshme në shtetin e tij në Kolumbi kohë më parë.

Një tifoz i vogël qante duke e pritur zbritjen nga autobusi të idhullit të tij James Rodriguez, i cili erdhi dhe e përqafoi.

Rodriguez e mori afër vetës djaloshin e vogël kolumbian duke e përqafuar por duke bërë edhe një gjest të madh.

Anëtari i Real Madrid e hoqi fanellën e tij të stërvitjes dhe ia dhuroi vogëlushit duke e bërë atë tejet të lumtur.

Video e kësaj ngjarje emocionuese është shpërndarë jashtëzakonshmit shumë nëpër rrjetet sociale si Instagram, Twitter apo FaceBook.

Të ngjashme