Tottenhami e pret Chelsean në derbin londinez, formacionet zyrtare

Prishtinë | 19 Sht 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Chelsea do të kërkojë ta vazhdojë ecurinë pa humbje në sezonin e ri, derisa Tottenhami do të synojë ta rigjejë rrugën e fitores në përballjen e sotme kokë më kokë në Londër.

Derbi i zjarrtë i Londrës mes Tottenhamit dhe Chelseat do të zhvillohet në Tottenham Hotspur Stadium në orën 17:30.

Tottenhami i nisi sezonin e ri në Premierligë në mënyrë të përkryer, duke i fituar tri ndeshjet e para, para se të pësonte humbje tronditëse 3:0 nga Crystal Palace në ndeshjen e fundit.

Pas asaj disfate pasoi një barazim zhgënjyes 2:2 me Rennes në Europa Conference League në mesjavë, duke e shtuar presionin ndaj trajnerit Nuno Espirito Santo.

Chelsea, ndërkohë, e ka filluar sezonin shumë mirë duke i fituar 10 pikë nga katër ndeshje.

Të kaltrit e Thomas Tuchel janë të pamposhtur në këtë fillimsezon në të gjitha garat dhe barazimi me Liverpoolin është ndeshje e vetme ku nuk kanë fituar.

Formacionet zyrtare:

Tottenham:

Chelsea:

Të ngjashme