Tottenhami ia bënë të qartë skuadrave të interesuara për Kane, duhet të thyhet rekordi për ta liruar kapitenin

BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 11: Harry Kane of Tottenham Hotspur celebrates as Lucas Moura of Tottenham Hotspur scores his team's first goal during the UEFA Champions League Group B match between FC Barcelona and Tottenham Hotspur at Camp Nou on December 11, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
Prishtinë | 12 Pri 2020 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Harry Kane ka paralajmëruar largimin nga Tottenham Hotspur, por një gjë e tillë nuk do të jetë fare e lehtë.

Kapiteni i skuadrës londineze kërkon të largohet në drejtim të një ekipi ku do të mund të fitonte trofe, pasi një gjë të tillë Tottenhami nuk po ia mundëson.

26-vjeçari kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane, përfshirë Manchester United, Manchester City, Juventus e Real Madrid.

Tottenham nga ana tjetër nëse do të largojë yllin e tyre, janë të vendosur që të fitojnë shumë nga shitja e kapitenit.

Mediat angleze kanë raportuar se Spurs u ka bërë të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Kane.

‘Gjelat’ do ta lirojnë kapitenin vetëm nëse paguhen 200 milionë funte, apo 227 milionë euro.

Në rast se një skuadër do të paguante këtë shumë për anglezin, atëherë Kane do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Reprezentuesi anglez ka një kontratë valide me Spurs deri në verën e vitit 2024.

Kujtojmë që aktualisht rekordin si futbollisti më i shtrenjtë në histori e mban braziliani Neymar kur iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2017 nga Barcelona për 222 milionë euro.

Të ngjashme