Totti vazhdon të “bombardojë” portat edhe si 43-vjeçar

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Romës dhe Italisë, Francesco Totti është akoma duke shënuar supergola edhe në moshën 43-vjeçare.

Totti ka formuar kohëve të fundit një ekip me ish-bashkëlojtar dhe miq për të luajtur futboll të vogël.

Dhe pavarësisht se u tërhoq në 2017, Totti vërtetoi se ai është ende një forcë që duhet të konsiderohet pasi shënoi një goditje të lirë të shkëlqyeshme.

Ish-reprezentuesi i Italisë goditi topin me pjesën e jashtme të këpucës së tij, ndërsa kaloi murin e vendosur dhe një mbrojtës për të gjetur këndin e lartë.

Klubi i Tottit, Sporting Club është i gjashti në ligën e tyre lokale me tetë ekipe në këtë garë, ndërsa ai ka 13 gola në 15 ndeshje.

Totti kaloi 30 vjet në Romë para se të tërhiqej nga futbollit dhe të marr një rol drejtues gjashtë muaj më parë.

Ish-superylli bëri plot 786 paraqitje për ekipin e Serie A – duke shënuar plot 307 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme