Trajneri i Barcelonës: El Clasico më e rëndësishme për Real Madridin se për ne

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, mendon se El Clasico e së dielës është më e rëndësishme për Real Madridin sesa për skuadrën e tij.

Barcelona vjen në këtë takim në Santiago Bernabeu si lidere e La Ligës me dy pikë më shumë se Reali.

“Për mua është ndeshje kyçe, mbase jo vendimtare, por më e rëndësishme për ta sesa për ne, sepse nëse ne fitojmë, atëherë do të shkëputemi pesë pikë|, tha Setien.

Barcelona, e cila barazoi 1:1 me Napolin në Ligën e Kampionëve në mesjavë, është e pamposhtur në katër ndeshjet e fundit.

Skuadra e Zinedine Zidane vjen në këtë takim në formë të dobët dhe pas dy humbjeve radhazi, kundër Levantes në fundjavën e kaluar dhe ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve në mesjavë.

Një humbje sonte do të ishte goditje e rëndë për shpresat e Los Blancos për titull në Spanjë./Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme