Trepça e “Torcida” shpresojnë të ndalin lideren

Prishtinë | 29 Tet 2016 | 09:48 | Nga

Derbi i qytetit i gjen skuadrat e Mitrovicës në situatë tërësisht të kundërt.

Derisa Trepça ’89 ka befasuar për të mirë dhe po prin në klasifikim me 27 pikë nga 10 ndeshje, Trepça ka befasuar për të keq dhe është e dhjeta me vetëm pesë pikë nga 10 ndeshje.

89-shi ka fituar nëntë prej dhjetë ndeshjeve, ndërsa e ka edhe një disfatë. Ndërkohë skuadra me seli në “Adem Jashari”, Trepça, është e vetmja në Vala Superligë që nuk ka arritur fitore deri më tani. Pesë pikët i ka fituar me pesë barazime, shkruan Koha Ditore.

Pikërisht në arenën sportive më të madhe në vend, në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, Trepça e pret Trepçën ’89 në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit të Kosovës në futboll. Ndeshja luhet të shtunën (sot) nga ora 14:00.

Kjo xhiro i jep fund fazës së parë të garave për edicionin 201617. Janë gjithsej tri faza me nga 11 xhiro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme