Tuchel e përjashton transferimin e Griezmann në PSG

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Tuchel nuk e do Griezmannin në Paris Saint Germain.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka thënë se sulmuesi francez, Antoine Griezmann, nuk është lojtari që ai po kërkon në fazën ofensive për sezonin 2019/20.

Griezmann ditë më parë lajmëroi se do të largohet nga Atletico Madrid në fund të sezonit dhe Barcelona mbetet në pole pozicion për të nënshkruar me 28-vjeçarin, teksa janë përmendur edhe klube si PSG, Real Madrid e Manchester City.

“Griezmann mund të luajë për çdo klub në botë, por të jemi realist, nuk është mundësi për ne. Po kërkojmë një lojtar më defensivë”, tha Tuchel, raporton “El Chiringuito TV”.

Griezmann është pjesë e Atletico Madrid që nga viti 2014.

Ai ka bërë 256 paraqitje për ekipin e Diego Simeones në këto pesë sezone dhe ka shënuar 133 gola. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme