Turku Saglik ka gjetur gjithçka që i duhet në Prizren

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Me një fletore të kuqe të formatit A4 në dorë, Furkan Saglik po ecte rrugës me kalldrëm që dërgonte te shadërvani në qytetin e Prizrenit. Herë pas here ndalej e përshëndeste qytetarët prizrenas.

Fliste në gjuhën turke dhe angleze, por e përbashkëta e gjithë muhabetit që bëhej ishte basketbolli. Në fakt, klubi i femrave Bashkimi është kampion në Turqi. Saglik, 30-vjeçar, në fund të muajit të shkuar ka marrë drejtimin e Bashkimit, duke zëvendësuar Edin Kërveshin e larguar.

Ai nuk i ka mbushur ende një muaj në qytetin e Prizrenit, por Saglik thotë se po ndihet si vendas. Ai ndien njëlloj afërsie dhe lidhjeje mes Ankarasë nga vjen dhe Prizrenit, shkruan sot Koha Ditore.

“Prizreni është sikurse një Turqi e vogël. Pothuajse të gjithë flasin gjuhën turke, ushqimi gjithashtu është i ngjashëm si në Turqi dhe njerëzit janë mikpritës. Nuk kam pasur fare problem të adaptohem, pasi të gjithë janë treguar shumë të mirë me mua, në veçanti kryetari, që tërë kohën më qëndron pranë”, thotë Saglik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme