Unitedi as që po e mendon shkarkimin e Solskjaerit

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Manchester United raportohet se nuk e ka ndërmend ta shkarkojë Ole Gunnar Solskjaerin.

Humbja 5-0 ndaj Liverpoolit dhe 2-0 kjo e fundit prej rivalit lokal Manchester Cityt, ende nuk e kanë mbushur kupën e Djajve të Kuq.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, United nuk e ka në plan ende ta shkarkojë Solskjaerin.

Klubi ende nuk është i gatshëm që ta lirojë atë nga detyra, derisa duket se pret një trajner që i përshtatet vizionit të tyre.

Solskjaer ka kohë që lidhet me një shkarkim nga United, mirëpo puna e tij duket se është e siguruar nga Sir Alex Ferguson.

Gary Neville madje ka thënë se norvegjezi nuk do të shkarkohet nga klubi deri në fund të sezonit, duke lënë më pas opsione si Zinedine Zidane dhe Erik ten Hag, për të pasuar atë.

Të ngjashme