Valencia transferon Coquelinin

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 16:50 | Nga

Francis Coquelin është lojtari më i ri i skuadrës spanjolle, Valencia, pasi ka përfunduar me sukses transferimin e tij nga Arsenali.

Klubi i madh spanjoll ka befasuar me formën e lart të treguar këtë sezon në La Liga, duke u renditur në vendin e tretë në kampionat, pas Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Megjithatë, drejtuesit e Valencias nuk janë të kënaqur pasi janë të etur të vazhdojnë me rezultatet pozitive dhe të kthehet në Ligën e Kampionëve pas disa viteve ‘agjërim’.

Pas transferimit të sulmuesit Luciano Vietto nga Atletico Madridit, tani ka ardhur edhe një lojtar i ri, Coquelin nga Arsenali.

Është vet Valencia që ka bërë publike transferimin e mesfushorit francez nga Arsenali në një marrëveshje e cila do të zgjas deri në qershor të vitit 2022.

Klubi spanjoll nuk ka bërë ende publike shifrat e marrëveshjes me Arsenalin, por thuhet se transferimi i tij i ka kushtuar në rajonin e 12 milionë eurove funteve apo rreth 14 milionë euro.

Valencia gjithashtu i ka vendosur edhe një klauzolë largimi lojtarit, e cila peshon plot 80 milionë euro.

Prezantimi i tij pritet të bëhet nga ora 17:15 (e enjte) në objektet e klubit në Mestalla.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme