Valverde: Messi nga një galaktikë tjetër

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e ka përshkruar Lionel Messin si një lojtar nga një galaktikë tjetër.

Argjentinasi i shënoi Ebarit dhe ky ishte goli numër 400 i pesë herë Topit të Artë në La liga.

“400 gola është qesharake”, ka thënë Valverde i cituar nga ESPN FC.

“Është e lehtë të thuhet, por nëse i grumbulloni një nga një, atëherë numrat janë stratosferikë dhe të pabesueshëm. Messi është lojtar i jashtëzakonshëm nga një galaktikë tjetër”.

Fjalë të mëdha për arritjen e Messit foli edhe partneri i tij në sulm, Luis Suarez:

“Natyrisht ne duhet të jemi shumë krenarë për Messin, sepse çdo javë tregon se sa i mirë është dhe vazhdon të bëjë histori me këtë klub”.

Messi me 400 gola është golashënuesi më i mirë në histori të La Liga, pas tij është Cristiano Ronaldo me 311 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme