Wenger: Man City s’ka bërë ofertë për Sanchezin, duam t’i mbajmë yjet

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 10:56 | Nga

Arsene Wenger ka thënë sot se Arsenali nuk ka marrë asnjë ofertë nga Manchester City për Alexis Sanchez, si dhe ka insistuar se klubi dëshiron ta mbajë atë dhe Mesut Ozilin.

Ylli kilian, i cili, njëjtë si Ozil, do të mbesë pa kontratë në fund të sezonit, është lidhur ngushtë me një kalim te City gjatë janarit.

Edhe pse Pep Guardiola ka insistuar se pret që Alexis të mbetet në Arsenal, Goal ka mësuar se sulmuesi dëshiron të largohet dhe shpreson se lideri i Premierligës do ta blejë gjatë këtij muaji.

Wengeri, megjithatë, thotë se Arsenali shpreson se do ta bindë atë të qëndrojë.

“Nuk jemi kontaktuar nga askush”, ka thënë Wenger sot para gazetarëve.

“Ky klub ka humbur shumë lojtarë të mëdhenj dhe ka reaguar mirë. Por, duam t’i mbajmë lojtarët më të mirë. Dua që ata të qëndrojnë”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme