Wengeri thotë se pas largimit të tij, Arsenali garon për titull në Angli

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 12:42 | Nga

Arsene Wenger ka deklaruar se pas largimit të tij këtë verë Arsenali do t’i kthehet sërish garës për titull në Premier Ligë.

68-vjeçari ka njoftuar se do të largohet nga Londra në fund të sezonit, pas 22 vjetësh te klubi anglez.

Në dhjetëvjetorin e Wengerit, Arsenali fitoi tre tituj të Premier Ligës, tri kupa FA dhe katër Community Shield.

Megjithatë nga sezoni 2005-06 nuk fitoi asnjë titull të Premier Ligës, por arriti të fitojë tri kupa FA. Sipas tij, Arsenali tani është në gjendje stabile financiare dhe do të rivalizojë sërish për titull.

“Është bërë punë e madhe. Klubi ka kaluar në periudhën më të vështirë në dhjetë vitet e shkuara, duke ndërtuar stadiumin. Kam parë se pas 2016-s klubi është në situatë më të mirë për të rivalizuar sërish. Ajo që nuk mund të parashikoja ishte se nëse klubi do të arrinte nivel tjetër financiar. Por mendoj se Arsenali do të kthehet sërish dhe do të garojë për titull”, ka thënë ai për “SkySports”.

Ndeshja e fundit e Wengerit tek Arsenali është më 13 maj ndaj Huddersfieldit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme