Werner: Ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Chelseas, Timo Werner beson se kanë shansin që të fitojnë Ligën e Kampionëve nën urdhrat e Frank Lampardit.

“Blutë” nesër vazhdojnë aventurën në garën me prestigjioze në botë kundër Rennes, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, Werner beson se Chelsea do arrijë të fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit ose në vitet në vijim.

“Shpresoj. Mendoj se jemi në kohën kur çdo skuadër luan çdo tri ditë. Çdo skuadër që luan në Ligën e Kampionëve është e vështirë të mposhtët”.

“Kemi skuadër të madhe, shumë lojtarë të mirë, andaj kemi qëllimin të shkojmë shumë larg në këtë garë”.

“Jemi këtu për të fituar Ligën e Kampionëve dhe ky vit është i mirë. Të gjithë kanë shumë ndeshje dhe ne duhet të mendojmë si t’i menaxhojmë”.

“Mendoj se kemi shansin të fitojmë këtë vit ose tjetrin. Erdha këtu që të fitojë tituj. Kemi shansin të shkojmë shumë larg”, u shpreh ai.

Chelsea nisi aventurën në Ligën e Kampionëve me barazim ndaj Sevillas, pastaj mposhti Krosnadar, derisa nesër përballet me Rennes.(Lajmi.net)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme