Xavi: Barça ka rënë në gjumë, Realin e ndihmojnë gjyqtarët

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:01 | Nga

Xavi ka lavdëruar Realin për triumfin e tretë me radhë në Champions, por nuk i ka lënë anash as kësaj radhe ngacmimet.

Duke e lavdëruar Real Madridin që shkroi histori duke triumfuar tre herë më radhë në Ligën e Kampionëve, Xavi, ish mesfushori i Barcelonës, ka ngacmuar rivalin e përjetshëm të Barcelonës.

“Real Madridi ka gjithçka në favor, lëndimet, gjyqtarët… Ajo se çfarë po bëjnë është e pabesueshme, duket si një akt magjie”, u shpreh Xavi.

“Duket se akt magjie, por e vërteta është se Real Madridi ka në gjene fitoren kurse Barcelona ka rënë në gjumë. Duket që Barça po fiton tituj, por të tjerët po e fitojnë Ligën e Kampionëve”, shtoi Xavi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme