Xavi paralajmëron pensionimin

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ish mesfushori legjendar i Spanjës dhe Barcelonës, Xavi Hernandez, do të pensionohet prej futbollit në fund të këtij sezoni për të kaluar në zejen e trajnerit.

Xavi i cili ka paraqitje rekord për Barcelonën prej 767 dhe 133 për Spanjën ka konfirmuar se ka në plan të pensionohet. Ai këtë e ka thënë përmes një letre që ua ka dërguar medieve spanjolle.

“Ky është sezoni im i fundit si futbollist, por jam duke shikuar drejt së ardhmes se çfarë mund të më sjell ajo si trajner”, ka shkruar Xavi i cili ka qenë duke luajtur në Qatari Al Sadd prej kur la Barcën më 2015.

“Ka qenë privilegj që të luajë deri në moshën 39 vjeçare dhe tash dua ta përfundojë sezonin në nivel të lartë duke fituar Emir Cup dhe duke kaluar në fazën tjetër të Asian Champions League”.

Të ngjashme