Xhaka do t’i bashkohet Romës javën tjetër

Prishtinë | 21 Kor 2021 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar do ta lë Arsenalin për t’iu bashkuar trajnerit Jose Mourinho në kryeqytetin italian.

Granit Xhaka është duke i kaluar ditët e fundit në fanellën e Arsenalit. Futbollisti kosovar pritet t’i bashkohet Romës javën e ardhshme. Për këtë siguron mediumi “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

“Gunners” nuk e kanë ndërmend të bëjnë zbritje për përfaqësuesin zviceran. Sidoqoftë, palët mund të merren vesh këtë fundjavë dhe mesfushori t’i bashkohet Romës javën që vjen.

Madje, pritet që 28 vjeçari t’i bashkohet ekipit të ri në kampin stërvitor në Algarve të Portugalisë. Trajneri Jose Mourinho është i vendosur ta transferojë Xhakën në kryeqytetin italian. Graniti ka arritur marrëveshje personale me Romën. Edhe marrëveshja në mes të klubeve nuk është larg të arrihet.

Të ngjashme