Xhaka: Lëndimi s’është serioz, do ta bëjmë këtë verë të veçantë për Zvicrën

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 16:44 | Nga

Mesfushori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë se lëndimi i tij nuk ishte aq i rëndë sa u raportua dhe se tani është duke punuar për t’ua bërë të veçantë verën zviceranëve.

Ylli i Arsenalit ka treguar përmes një postimi në llogarinë e vet zyrtare në Instagram se është duke i vazhduar përgatitjet për Kupën e Botës në Rusi këtë verë, pas dëmtimit që në shikim të parë u duk se do t’ia humbiste mundësinë për të luajtur në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Ai i ka falënderuar të gjithë për mesazhet përkrahëse pas lëndimit.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet. Lëndimi nuk qe aq i rëndë sa u raportua. Po vazhdojmë me përgatitje për ta bërë këtë verë të veçantë për Zvicrën”, ka shkruar shqiptari.

Xhaka u lëndua pas një dueli me shqiptarin tjetër, Valon Behrami, gjatë një seance stërvitore me ekipin kombëtar të Zvicrës.

Megjithatë, ai pritet të mungojë në miqësoren që Zvicra e luan ndaj Spanjës të dielën në mbrëmje./Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme