Xhaka do të mungojë në katër ndeshje

Prishtinë | 22 Jan 2017 | 21:27 | Nga

Arsenali fitoi me rezultat 2-1 ndaj Burnleyt dhe në këtë takim Granit Xhaka u ndëshkua me kartonë të kuq.

24-vjeçari u përjashtua pasi ndërhyri rëndë në Steven Defour.

Pas atij ndaj Swanseas ky ishte kartoni i dytë i kuq në Ligën Premier në sezonin 2016/17 për mesfushorin shqiptar dhe kështu ai do të mungojë në katër takimet e ardhshme.

Ky dënim vlen për takimin ndaj Southaptonit në FA Cup, pastaj Watfordit, Chelseat dhe Hull Cityt në Ligën Premier.

Ylli i Përfaqësueses së Zvicrës do të jetë një mungesë e madhe për Topçinjtë për takimin ndaj Bluve, që mund të jetë vendimtar në luftën për titull.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme