Ylli i NBA thotë se ka frikë që mund të vritet

New York | 07 Jan 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ylli i NBA, Enes Kanter ka thënë se nuk do të udhëtojë për në Londër javën që vjen.

Ai ka thënë se do të qëndrojë në SHBA – pasi që ka frikë se mund të vritet në Britani të Madhe.

26 vjeçari i New York Knicks ka treguar për Radio 1 Newbeat se pse ka anuluar paraqitjen në o2 Arsena më 17 janar, shkruan BBC.

“Qeveria turke është e obsesionuar pas meje”, ka thënë ai përmes telefonit nga New York.

“Kam folur kundër Presidentit Erdogan, prandaj nuk ndjehem i sigurt”, ka thënë turku.

“Është pikëlluese sepse doja të shkoja në Londër, por nuk mund të rrezikojë.

Siç qëndrojnë gjërat ekipi i Kanter do të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjen e rregullt të sezonit kundër Washington Wizards, pa të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme