Ylli i Liverpoolit humbet sezonin dhe Kupën e Botës

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 10:20 | Nga

Emre Can do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, por me shumë mundësi ka humbur edhe Kupën e Botës që starton pas 2 muajsh.

Ndërsa pritej që të rikthehej në fushë këtë javë pas një dëmtimi në gju, mesfushori gjerman duhet të bëjë hapa prapa, pasi duhet t’i në shtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. 24-vjeçari është në fundin e kontratës me Liverpool dhe me shumë gjasa nuk do të ketë mundësi ta veshë më fanelën e Liverpoolit.

Më herët ketë javë trajneri Klopp e deklaroi të padisponueshëm gjermanin, qe mendohej se mund të rikthehej në takimin e parë çerekfinal ndaj Manchester City-t. Emre Can tani rrezikon edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Futbollisti 24-vjeçar është prej kohësh në shënjestër nga Juventusi, që mund të përfitojë shërbimin e tij me parametra zero.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme