Young: Natyrisht se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 09:08 | Nga

Ashley Young beson se Manchester United është në gjendje ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Skuadra e Jose Mourinhos do të udhëtojë për në Sevilla për t’u ndeshur të mërkurën me spanjollët në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve dhe vjen nga një fitore në FA Cup kundër huddersfield Town, transmeton Express.

Derisa United këtë sezon konsiderohet autsajder për të fituar garën më prestigjioze evropiane për klube, Young beson se mund ta bëjë këtë.

“Natyrisht [ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve]”, ka thënë Young.

“Nuk futesh në një garë për të mos e fituar atë. Ne do të kërkojmë ta bëjmë një gjë të tillë”, ka shtuar anglezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme