Zyrtare: Gervinho i bashkohet skuadrës nga Serie A

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 19:53 | Nga

Gervinho është rikthyer në Serie A.

Reprezentuesi i Belgut të Fildishtë, do të jetë pjesë e kampionatit italian në sezonin e ri që fillon nesër (e shtunë).

Është skuadra e Parmës që ka arritur marrëveshje me 31-vjeçarin, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Romës në 71 ndeshje, ku ka shënuar 17 gola.

Gervinho që ka qenë pjesë e Premierligës te skuadra e Arsenalit, në vitin 2016 i është bashkuar skuadrës kineze, Hebei China Fortune, që në 29 paraqitje realizoi vetëm katër gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme