Sportistët vazhdojnë të kërkojnë shtyrjen e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Një lëvizje e sportistëve e drejtuar nga kampioni olimpik britaniku Callum Skinner, ka bërë thirrje për shtyrjen e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të parapara të mbahen këtë verë në Tokio, shkruan “BBC” të dielën

“Global Athlete” thotë se Lojërat Olimpike duhet të pezullohen derisa situata e pandemisë Covid-19 të menaxhohet.

Lojërat Olimpike janë paraparë të mbahen nga 24 korriku deri më 9 gusht, ndërsa ato Paralimpike nga 25 gushti deri më 6 shtator.

“Shëndeti publik duhet të jetë prioritet mbi ngjarjet sportive. Sporti ka detyrë të kujdesen dhe të mbrojë sportistët. Duke u kërkuar atyre të vazhdojnë normal dhe të vazhdojnë të stërviten për Lojërat Olimpike, qartë jemi duke rrezikuar shëndetin fizik dhe mental të tyre”, është shkruar në komunikatë të “Global Athlete”.

Kjo është vetëm thirrja e radhës për shtyrjen e ngjarjes së madhe sportive. Ka pasur thirrje nga sportistë e komitete olimpike.

Madje ylli gjerman i sportit të skermës Max Hartung ka thënë se nëse Lojërat Olimpike do të mbahen këtë verë atëherë ai nuk do të marrë pjesë.

Agjencia Reuters të dielën ka njoftuar se organizatorët e “Tokio 2020” janë duke u bërë gati për shtyrjen e ngjarjes së madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme