Kënde të lodrave e fusha sportive mbi 341 mijë euro në kryeqytet

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Në lagje të ndryshme të kryeqytetit, janë implementuar kënde të lojërave e fusha sportive.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar për lagjet ku janë ndërtuar këto projekte, dhe se vlera e tyre kap shumën prej mbi 341 mijë euro.

“Sporti, loja dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin mendor e fizik, qysh në fëmijërinë e hershme! Drejtoria për Sport ka implementuar projektin e ndërtimi të 6 këndeve të lodrave dhe 2 fushave sportive në vlerë prej 341,717.45 euro në lagje të ndryshme të kryeqytetit”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë gjeni lagjet:

Afër Shkollës Fillore “Iliria” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “Ismail Qemaili” – kënd i lodrave

Afër Shkollës Fillore “ Zenel Hajdini” – kënd i lodrave

Në lagjen Dardania – kënd i lodrave

Në lagjen e Universitetit mbrapa ndërtesës së Ministrisë së Tregtisë e Industrisë – kënd i lodrave dhe fushë sportiv

Në lagjen Lakërishte mbrapa ProCredit Bank – – kënd i lodrave dhe fushë sportive

“Fëmijët janë ata që gëzohen shumë për projekte të tilla! Prandaj, gëzuar fëmijë!”, ka shkruar Ahmeti.

Sporti, loja dhe aktivitetet fizike janë të domosdoshme për zhvillimin mendor e fizik, çysh në fëmijërinë e hershme!…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Samstag, 9. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme