Ekonomia Online
FUNDIT

Tahiri-Qeverisë: Edhe pas 6 viteve, a keni plan me ja nis me ndërtu një termocentral të ri?

Tahiri-Qeverisë: Edhe pas 6 viteve, a keni plan me ja nis me ndërtu një termocentral të ri?

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka pyetur Qeverisë se a kan ndonjë plan për ndërtimin e një blloku të ri. Kjo deklaratë e tij vjen pasi sot Qeveria e Kosovës ka marër vendim që të ndërpresë tregtimin e rrymës me kompani nga Serbia.

Ai, përmes një psotimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar që Kosova ka mjaftë qymyr e po ashtu edhe inxhinier në KEK, por që gjahstë vjet paska blerë rrymë nga Serbia.

“A duhet me dhanë përgjegjësi dikush?”, ka pyetur Tahiri.

Postimi i plotë:

Qymyr kemi boll, inxhinier në KEK e jashtë KEK plot, buxhet kemi pas boll, ama që 6 vjet rrymë prej Serbisë paskemi ble. A duhet me dhanë përgjegjësi dikush?

Mirë që u ndalua sot ky marifet, po pse nuk e ndërtuat qoftë edhe 1 bllok të ri në Kosova A e Kosova B???

Edhe pas 6 viteve, sot a keni plan me ja nis me ndërtu një termocentral të ri?

Të ngjashme