Ekonomia Online
FUNDIT

Thaçi pret në takim Rexhepin, diskutojnë për sundimin e ligjit e pavarësinë e gjyqësorit

Thaçi pret në takim Rexhepin, diskutojnë për sundimin e ligjit e pavarësinë e gjyqësorit

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, dhe Zëvendëskryetarin, Safet Hoxha.

Përmes, një komunikate për media është bërë e ditur se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese e përgëzoi Kryesuesin për detyrën e re, duke i uruar sukses në udhëheqjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe në përmbushjen e përgjegjësive të mandatit të tij.

Gjatë takimit, u diskutua për sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në forcimin e shtetit të së drejtës.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimin e performancës së sistemit gjyqësor, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase.

Të ngjashme