Policia: Në “Dardani” ekzekutuam vendimin e Gjykatës, arrestohen 10 persona

Prishtinë | 19 Sht 2016 | 15:31 | Nga

Policia e Kosovës përmes një njoftimi sqaron sot duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore.

Ju njoftojmë se bazuar në mandatin dhe obligimin që ka Policia e Kosovës në realizimin e urdhëresave gjyqësore, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.

“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhrat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj. përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime, dhjetë (10)  persona janë sjellë në Polici për intervistim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës, megjithatë ka arritur ta vu situatën nën kontroll  duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme