Srbija Danas: MI-6 Britanik organizatore e masakrimit të serbëve në Kosovë

Prishtinë | 01 Maj 2018 | 12:17 | Nga

Shërbimi sekret britanik MI-6 ka organizuar dy masakra ndaj serbëve në Kosovë, pohon ‘Srbija Danas’. Sipas këtij mediumi, në këto aksione janë vrarë 26 serbë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, transmeton Koha.net.

Në korrik të vitit 1999 në fshatin Stara Grackë të Lipjanit u vranë 14 serbë, ndërsa në Livadicë të Podujevës nga shpërthimi në autobusin e “ish Ekspresit” mbetën të vdekur 12 serb, dhe 48 u plagosën. Mediat serbe shkruajnë se autorët e këtyre krimeve asnjëherë nuk janë gjetur.

“Por shërbimi informativ serb kanë më shumë se indicione të mjaftueshme dhe të dhëna për të dyshuar me të drejtë se pas tyre qëndrojnë pikërisht britanikët”, shkruan ‘Srbija Danas”.

“Në të dy rastet qëllimi ishte i njëjtë: frikësimi i serbëve të mbetur në Kosovë e Metohi dhe detyrimi që të ikin, por edhe t’i bëjnë të heqin dorë ata që eventualisht mund të kenë menduar të kthehen në Kosovë”, thuhet në këtë shkrim.

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Millovan Drecun, për të dy rastet përgjegjëses i bën pjesëtarët e KFOR-it.

“Në rastin e pësimit të serbëve në autobus, dihet se dikush nga Shtabi i KFOR-it atëherë kishte dhënë urdhër, pa respektuar procedurat, që suedezët të cilët ishin të angazhuar për kontrollin e rutës nëpër të cilën do të lëvizte autobusi, të shkonin në rrugë të kundërt. Ky ndryshim kishte ndodhur për herë të parë. Hetimi ka treguar se dy britanikë nga kontingjenti ushtarak në Kosovë e Metohi shpejt e shpejt ishin transferuar në Londër. Ndërsa sa i përket Staro Grackës, e gjithë kompetenca ka qenë në duart e britanikëve. Ata të parët u panë në vendin e krimit”, ka thënë Drecun, transmeton Koha.net.

Ish-inspektori i policisë serbe, Sllavko Nikiq, ishte i informuar mirë për rrethanat në të cilat kishte ndodhur vrasja në Staro Gracko, meqë ai dikur e kishte pasur shtëpinë në këtë fshat. Ai thotë se pa dyshim shërbimi britanik ka përzier thellë gishtat në këtë krim monstruoz, thekson ky medium.

“Shërbimi Informativ Britanik MI-6 ka qendrat pa dyshim më të fuqishmet në territorin tonë. Krimin në Stara Grackë në aspektin strategjik e kanë planifikuar britanikët meqë ky ishte i vetmi fshat përtej Sitnicës i banuar me serbë. Detyra ishte që kjo pjesë e KeM të spastrohet etnikisht. Britanikët planifikuan çdo gjë, ndërsa operativistët, me origjinë shqiptare, e zbatuan drejtpërdrejt”, citohet Nikiq, transmeton Koha.net.

Eksperti për siguri dhe terrorizëm ndërkombëtar, Xhevad Galijasheviq thotë se për shërbimet britanike janë karakteristike vrasjet e pandriçuara.

“Shumë krime në Ballkan me regji të shërbimeve sekrete britanike kanë mbetur të pazbardhura. Këto në Kosovë e Metohi janë karakteristike për numrin e madh të viktimave. Britanikët janë instruktorët e strukturave të para radikale islamike kudo në botë, pra edhe në KeM. Kjo është matrica që shfrytëzohet tash e njëqind vjet e po ashtu nuk ka ndryshuar as teknikën e likuidimeve sot e kësaj dite”, shkruan ky medium serb. .

Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Srgjan Perishiq, pohon se interesi i britanikëve kaherë është i drejtuar kundër serbëve.

“Shërbimet britanike, qofshin ato civile apo ushtarake, në Kosovë e Metohi qëllim kanë t’u ndihmojnë shqiptarëve për dëbimin përfundimtarëve të serbëve. Në rastet si këto dy operacionet, atyre u janë lënë duart e lira që institucionalisht, përmes KFOR-it, të spastrojnë terrenin nga popullata serbe pa asnjë pasojë”, transmeton Koha.net shkrimin e ‘Srbija Danas”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme