Lëvizja FOL dhe Democracy Plus kanë diskutuar me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë dhe luftimit të tij.
Diskutimi është udhëhequr nga Erblin Hoxha, menaxher i Programeve në Center of Enterpreneurship and Executive Development.
Ai u kërkoi studentëve të pranishëm t’i japin mendimet e tyre rreth mënyrave të mundshme për luftimin e korrupsionit.
“Nëse e shohim korrupsionin prej aspektit legal, problemet janë dy. Nën 1, kjo detyron shtetin që me ba ligje dhe rregulla jashtëzakonisht strikte. Ana tjetër është problemi moral”.