Studentët e Arkitekturës analizojnë shtëpitë e banimit në Kosovë

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 10:26 | Nga

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT kanë prezantuar hulumtimet e tyre në shtëpitë individuale të banimit në Kosovë, në lëndën Projektimi Arkitektonik 1.

Hulumtime kanë bërë mbi 150 studentë të këtij fakulteti në degët e Prishtinës, Ferizajt dhe Prizrenit dhe ka pasur një përfshirje në tërë Kosovën, ndërsa ato janë prezantuar për katër ditë, para profesorit të lëndës, dr. Lulzim Beqiri dhe asistentëve Rineta Jashari, Mimoza Sylejmani, Zana Prelvukaj, Safete Veliu, Petrit Ahmeti dhe Ilir Dalipi.

Fokusi i hulumtimit ka qenë analiza e konceptit të banimit te shtëpitë individuale në Kosovë dhe tendencat e ndryshimeve funksionale nëpër kohë.

Hulumtimi ishte mjaft edukativ për studentët dhe u ka dhënë rast që çdo student të përjetojë, të analizojë dhe të kuptojë personalisht tendencat për ndryshimet funksionale në objektin e banimit, që është shumë me interes për konceptet e projektimit në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme