Studentët e Biokimisë kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të moslicencimit të këtij drejtimi.
Hasim Avdijaj, organizator i protestës tha se nëse kërkesat nuk merren parasysh ata do ta shqyrtojnë edhe mundësinë e grevës.
“Arsyeja pse kemi dal është se ministria nuk na licencon edhe pse kemi vendim që nga viti 2009, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodhë. Çështja ka mbet pezull, kemi qenë në rektorat por edhe në ministri kërkush dhe nuk përgjigjet. E kanë marrë vendimin me interpretu prej përfaqësuesve ligjor asnjë nuk e interpreton njëjtë dhe nuk po e dimë ku të drejtohemi. Këta sa herë na kan ftu në takim na kanë thënë që me ju drejtu universiteteve private. Këtu më lehtë merr licencë me shkollë të mesme se sa me fakultet. Ne nuk do të ndalemi me kërkesat tona deri sa ato të merren parasysh. Nëse ka nevojë do të organizojmë edhe protesta edhe grevë deri sa kërkesat tona të realizohen”, tha Avdijaj.
Ramiz Kozhani, student dhe pjesmarrës në protestë tha se përmes kësaj proteste duan që t’ia bëjnë me dije ministrisë së shëndetësisë se i kanë lënë në rrugë.
“Këta nuk po na bëjnë zgjidhje veç po na largojnë, shkoni në rektorat shkoni në ministri dhe kemi mbet pa zgjidhje. Unë i kam përfundu studimet në 2010, është vendim i marr në Kuvend të Kosovës dhe vendimi zbatohet njëanshem, katër vjeçarët dhe masteri njihen kurse neve na thojnë nuk keni drejtë me punu. Ministria e shëndetësisë thotë që duhet me ndëgju module shtesë, ministria e Arsimit thotë që skeni drejtë module sepse jeni të licencuar vetëm në praktikë 6 mujore. Ne jemi të gatshëm që edhe modulet t’i ndëgjojmë”, tha ai.
Këta student do të takohen gjatë ditës me ministrin e shëndetësisë, Uran Ismaili në mënyrë që të diskutojnë lidhur më licencimin e këtij drejtimi.