Studentët e Infermierisë në UBT, caku i parë për punësim i organizatës nga Gjermania, ARTIGUM Gmbh

Prishtinë | 26 Pri 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Niveli i lartë i përgatitjes së studentëve të Infermierisë në UBT, ka tërhequr vëmendjen dhe interesimin e agjencionit të njohur gjerman të punësimit, “ARTIGUM”, që pret të punësojë dhe së shpejti të marrë në praktikë profesionale studentët e Infermierisë, të cilët do të punojnë nëpër klinikat dhe spitalet e Gjermanisë.

Në takimin që pati me rektorin e UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe me dekanin e Fakultetit të Infermierisë, dr Fitim Alidema, drejtori i ARTIGUM, Cristian Paraschiv, tha se bashkëpunimi me UBT-në do të jetë i pari në shtetin e Kosovës dhe prej tij shumë shpejt do të përfitojnë një numër i madh i studentëve të Infermierisë në UBT.

Rektori Hajrizi dhe dekani Alidema e njoftuan drejtorin e ARTIGUM me përgatitjen e lartë profesionale të studentëve të UBT-së, si dhe me hapësirën e laboratorët e pajisur me të gjitha elementet e nevojshme për përgatitjen e infermierëve të rinj.

Përpos nënshkrimit të disa marrëveshjeve të njëpasnjëshme, përmes të cilave studentët e Infermierisë do të kenë mundësi të punësohen e të përfundojnë praktikën profesionale në Gjermani, UBT po ofron edhe kurse profesionale të gjuhës gjermane, në mënyrë që studentët të jenë plotësisht të përgatitur për tregun gjerman të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme