Studentët e ISPE-s njoftohen për mundësitë e vazhdimit të studimeve në Gjermani

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 12:08 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues nga “Education Unlimited” dhe “Europazentrum Baden-Württemberg” kanë prezantuar para studentëve të Kolegjit ISPE mundësitë për ndjekjen e ligjëratave dhe vizitave që do të mbahen në Stuttgart dhe Strasbourg gjatë periudhës 2017-2020, raporton Ekonomia Online.

Kerstin  Zielosko-Labonte, përfaqësuese e këtij delegacioni, nga Gjermania ka treguar për bashkëpunimin e konsullatës kosovare në Gjermani.

Ajo ka thënë se mes Kosovës dhe Gjermanisë ka pasur bashkëpunim të vazhdueshëm.

“Nxënësit tanë kanë bashkëpunuar me nxënësit kosovare. Për këto bashkëpunime është dashur të pajtohet edhe Qeveria e Kosovës. Në shator të vitit të kaluar kemi nënshkruar marrëveshje me Ministrinë e Arsimit për të vazhduar bashkëpunimin, i cili tashmë vazhdon edhe me universitetet në Kosovë”.

Zielosko-Labonte sqaroi se Franca, Kosova, Gjermani dhe Moladavia janë bashkëpunëtore të këtij projekti që i ndihmon studentëve kosovarë të për vazhduar tutje.

Ina Rubbert, përfaqësuese e asociacioni bashkëpunues, ka thënë se të gjithë së bashku do të punojnë për projektet e bashkimit dhe integrimeve evropiane.

Ajo ka folur edhe për tri sesionet ligjëruese të cilat do t’i ndjekin studentët. Nga Kosova do të jenë katër përfaqësues, ISPE është përfaqësuesja ekskluzive për Kosovën, raporton EO.

Studentët ishin të interesuar të dinin për kriteret e përzgjedhjes. Njohja e gjuhës gjermane dhe angleze janë ndër kriteret të cilat duhet të plotësojnë studentët që dëshirojnë të shkojnë në Gjermani.

Të ngjashme