Studentët në 50-vjetorin e UP-së kërkojnë vetting, fonde për hulumtime e bursa dinjitoze

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 14:55 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata studentore Studim, Kritik, Veprim (SKV) për nderë të 50-vjetorit të Universitetit të Prishtinës, kanë organizuar një aksion simbolik para rektoratit të këtij universitetit, raporton Ekonomia Online.  

Ata kanë kërkuar vetting në arsimin e lartë, fonde për hulumtime shkencore, por edhe bursa dinjitoze për studentët.

Çlirim Gërbeshi, nga kjo organizatë , fillimisht ka folur për historikun e UP-së si dhe për sfidat që ka kaluar ky institucion.

“Sot shënojmë 50 vjetorin e UP duke e kujtuar si hapin më progresist për popullin shqiptar drejtë një rrugëtimi të pazakontë ku përgjatë ngritjes së dijes profesionale pati një ndikim edhe më të rëndësishëm. Universiteti po fillonte ne zhvillimin dhe artikulimin e kërkesave themelore për liri, barazi dhe pavarësi të popullit”.

“Plotë ngjarje, sakrificë përpjekje të pandalshme drejt aspiratave të mohuara ndaj kombit shqiptar në Kosovë. Që nga mohimi i të drejtës së të mësuarit në gjuhën shqipe revoltave studentorë me thirrje për Republikë e Kushtetute deri tek dëbimi i studentëve ndaj objekteve universitare nga regjimi i Serbisë”.

“Përpjekja për bërjen e Universitetit dhe Republikës nuk pushoi kurrë as sot 20 vjet të pasluftës përbëjnë një përmbysje të të gjithë përpjekjes së drejtë e të sinqertë te gjeneratave të tëra për të mbrojt Universitetin”.

Sipas tij, universiteti, si vet shtetit, është i ndikuar nga grupe të caktuara të interesit, duke shtuar se u abuzua me studentët dhe me universitetin në përgjithësi, raporton EO.

“Republikës në bërje po i zihej fryma, ashtu edhe Universitetit. Klane të ndryshme të pushtetit  vënë në grusht si çdo institucione tjetër edhe atë që do të duhej të ishte më autonom nga të gjithë të tjetër, Universitetin Publik, pra Universitetin e Prishtinës”, tha ai.

 “U prodhuan shumë diploma, u shiten shume të tilla, u abuzua me fonde. me studente e me universitetin në përgjithësi. Sikur kjo të mos iu mjaftonte ai u nda në pesë sosh, e tëra kjo ndodhi për të vënë edhe më tej në kontroll universitetet publike sipas klaneve e interesave të caktuara”, u shpreh ai

Sipas Gërbeshit përpjekja për bërjen e Universitetit nuk mbaron. Ai theksoi se Universiteti nuk ka kuptim pa studentët dhe rolin e tyre.

“Ide të shumta duhet të shndërroje në kërkesë për të përmirësua cilësisht sistemin universitar. Universiteti nuk ka kuptim pa studente dhe studentet do të jenë në përpjekje për tu organizuar dhe për ta bërë Universitetin, për ta bërë një shoqëri me te emancipuar si kusi i domosdoshëm”, u shpreh ai.

Pas përfundimit të aksionit, SKV, këto pankarta i la te hyrja e Rektoratit.

Të ngjashme