Studentët s’pranojnë të largohen pa shkarkimin e Xhevat Krasniqit, intervenon Njësia Speciale

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 13:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njësia Speciale e Kosovës i ka larguar protestuesit të cilit e kishin bllokuar derën e hyrjes së Rektoratit, duke kërkuar shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi, raporton Ekonomia Online.

Pavarësisht kërkesave të policisë protestuesit të lironin derën, ata nuk pranuan duke u shprehur se nuk do të largohen pa vendimin për shkarkim të profesorit në fjalë.

Protestuesit e kanë bllokuar derën e objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshilli të Etikës, studentët kanë bllokuar për rreh një orë derën e objektit duke mos lejuar as kënd që të hyje e të dal nga objekti.

Të ngjashme